Ylli i Dortmundit po kërkohet nga gjigantët e Premierligës, Unitedi favorit (Foto)

10:42 / E mërkure, 14 Mars 2018


Skuadra e Manchester Unitedit duket favoriti kryesor që gjatë afatit veror të nënshkruaj me talentin e Borussia Dortmund.

Sipas mediave të huaja “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për lojtarin gjerman, Julian Weigl.

Madje klubi i Jose Mourinhos shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me 22-vjeçarin, përkundër interesimit të madh edhe nga ana e Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Weigl po llogaritet si zëvendësuesi ideal i Michael Carrick, i cili njoftoi publikun se në fund të këtij sezoni edhe zyrtarisht do t’i varë këpucën në murë.

Mesfushori gjerman te Borussia Dortmund u transferua nga 1860 Munich. Ai bëri afro 85 paraqitje që nga sezoni 2015.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400