Ylli i Real Madridit: Nuk e di çfarë po ndodh me ne

20:38 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Real Madridi pësoi humbje tronditëse në shtëpi nga Villarreali në kuadër të La Ligës të shtunën pasdite, por Nacho nuk mendon se forma e dobët e skuadra nuk është pasojë e mungesës së përkushtimit të tyre.

Edhe pse Real Madridi pati shumicën e rasteve për të shënuar, ishte “Nëndetësja e Verdhë” ajo që e shënoi golin e fitores, transmeton Express.

“Patëm përkushtimin e duhur, luftuam mirë. Por nuk e di se çfarë po ndodh… ata na zënë në kundërsulm pas një korneri”, ka thënë Nacho pas ndeshjes.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi në shtëpi e Real Madridit në La Liga, pas asaj ndaj Barcelonës në El Clasico.

Tani, lideri Barcelona prin me 16 pikë më shumë se Reali në krye të La Ligës dhe mund ta rrisë në 19 pikë këtë epërsi nëse e fiton ndeshjen e nesërme ndaj Real Sociedadit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400