Zanetti: Ky do të jetë problemi i Messit në Botëror

14:27 / E enjte, 14 Qershor 2018
“Messi ka presion të madh nga mediat”.

avier Zanetti e pranon që Leo Messi ka presion të jashtëzakonshëm për të fituar Botërorin.

Ai deklaroi që do të jetë e vështirë për argjentinasit,

“Ka shumë presion mbi të, por jo vetëm në këtë Botëror, edhe në të kaluarën”, deklaroi Zanetti.

“Gjithkush pret që të jetë Kampionati Botëror i tij dhe se Argjentina mund të fitojë, por do të jetë e vështirë, sepse unë shoh ekipe të tjera më të kompletuara. Humbjet në dy finalet e “Copa America” dhe një tjetre në Kupën e Botës ia shtojnë më tej presionet atij dhe ekipit nga mediat”.

“Kupa e Botës ndalon të gjithë vendin në Argjentinë, ka entuziazëm dhe pasion të madh për këtë ekip kombëtar dhe shpresojmë që të shkojmë deri në fund të garës”, shtoi ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400