Zbulohet arsyeja pse Ronaldo refuzoi të rikthehet te Man United

16:03 / E mërkure, 01 Gusht 2018

Cristiano Ronaldo vendosi të ndryshojë ambient këtë verë, duke u larguar nga Real Madrid për t’iu bashkuar Juventusit.

Portugezi zgjodhi futbollin italian për të nisur diçka të re, pas nëntë viteve të suksesshme te Real Madrd.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte tri oferta për të ardhmen e tij, dhe njërën e mori nga ish skuadra e tij, Manchester United.

Por, sipas asaj që zbulon ‘Sky Sport News’, Ronaldo ka refuzuar Manchester United, duke dhënë edhe arsyet që e shtynë të marrë këtë vendim.

Ronaldo raportohet të ketë thënë se Manchesteri është shtëpia e tij, por se nuk mund të kthehet shkaku i lojës së Mourinhos, duke shtuar se nuk mund të luaj në këtë moshë si një mbrojtës krahu.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400