Zbulohet fanella e Real Madridit për sezonin e ardhshëm në Champions

11:32 / E mërkure, 14 Mars 2018

Portali Footy Headlines e ka zbuluar fanellën e skuadrës së Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Footy Headlines, që është i specializuar në zbulimin dhe publikimin e dizajnëve të fanellave të klubeve para se ato të dalin në shitje, tashmë e ka zbuluar fanellën e tretë që lojtarët e Real Madridit do ta veshin sezonin e ardhshëm.

Fanella pritet të jetë e kuqe, në një mënyrë e ngjashme me atë të sezonin 2011-12.

Si zakonisht, kjo fanellë do të dalë në shitje në gusht, pak para fillimit të Ligës së Kampionëve, garë në të cilën Reali zakonisht luan me atë fanellë si mysafir.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400