Zbuloni fiksimin më të madh të Rafael Nadal (Foto)

11:52 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është një sportist që ka shumë fiksime, por më i madhi i ish-numrit 1 në botë është loja e “play station”.

Këtë fakt e ka konfirmuar sot një nga anëtarët e stafit të tij, Roger Rasheed, që ka pranuar se Nadal nuk lëviz asnjëherë pa marrë me vete “play station” me të cilin loz kudo që ndodhet. Ai tregon se një herë është trembur nga një ngjarje e tenistit spanjoll. “Rafa është i çmendur pas kësaj loje dhe e merr me vete në çdo cep të botës. Një herë, në Barcelonë, ishim në të njëjtin kat dhe po luante.

Në një moment, pasi bëri gol dhe fitoi ndeshjen, hapi derën dhe nisi të vraponte si i çmendur në korridor. U tremba, pasi mendova se kush ishte ky i çmendur që hyri në dhomë dhe vraponte i gëzuar”, tha Rasheed. Ky është vetëm një nga “veset” e Nadal, që sa herë që luan i reshton shishet e ujit me rregullsi dhe nuk i shkel vijat e fushës kur ecën.

 

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400