Zidane befason me deklaratën për Benzeman

23:46 / E mërkure, 13 Dhjetor 2017

 

Karim Benzema ka pasur një tjetër natë të dobët me Real Madridin, duke dështuar të shënoi ndaj Al Jazira, ani pse kishte të paktën pesë mundësi.

Paraqitjet e dobëta të Benzemas nuk po e brengosin trajnerin Zinedine Zidane, i cili tha se është i kënaqur me francezin .

Për më shumë, Zidane tha se nuk do të kërkojë nga drejtuesit e klubit transferimin e një sulmuesi tjetër, pasi është i kënaqur me lojtarët që ka.

“Si luajti Benzema, a dëshiron një sulmues të ri? Nuk do të kërkojë transferimin e një sulmuesi të ri. Ai nuk shënoi, por luajti mirë”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400