Zidane: Punë e vështirë ta drejtosh Realin, por s’lëvizi nga këtu

21:12 / E shtunë, 17 Shkurt 2018

 

Zinedine Zidane e pranon se puna e tij si trajner i Real Madridit është shumë e lodhshme, por këmbëngul se ende nuk është i gatshëm ta lërë këtë pozitën.

Francezi e ka udhëhequr Real Madridin drejt fitimit të tetë trofeve, përfshirë dy tituj radhazi në Ligë të Kampionëve, në dy sezonet e fundit që prej se erdhi në stol në fillim të vitit 2016, transmeton Express.

Megjithatë, forma e dobët e Real Madridit në La Liga këtë sezon – pasi ka 17 pikë më pak se lideri Barcelona, derisa po ashtu u eliminua edhe nga Kupa e Mbretit nga Leganes – ka bërë që pozita e Zidane të jetë në rrezik.

“Është shumë e lodhshme e sidomos në Real Madrid”, ka thënë Zidane sot në një konferencë për media para ndeshjes ndaj Real Betisit të dielën.

“Natyrisht se vjen një moment kur ndryshimi është i nevojshëm dhe kjo vlen për të gjithë dhe jo vetëm për trajnerin. Tani nuk është momenti por do të ndodhë”, shtoi ai

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400