Zvicër, trajnerët e Serbisë nuk duan të flasin për Kosovën

15:24 / E premte, 22 Qershor 2018

Washington Post – KALININGRAD, Russia — Trajnerët e Zvicrës duan të flasin vetëm për futboll, jo për çështjet politike që lidhin ekipet e tyre në Kampionatin Botëror në Rusi.

Tensionet janë ngritur në Serbi para Grupit E në lojën e së premtes në Kaliningrad. Jo në mes të fansave të Serbisë dhe Zvicrës, por në mes të  shqiptarëve dhe serbëve.

Kjo për arsye se disa lojtarë në ekipin e Zvicrës janë nga Kosova, duke përfshirë edhe Xherdan Shaqirin i cili ishte i lindur në Kosovë, shtet ky që e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, shkruan Washington Post.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe marrëdhëniet në mes dy vendeve mbesin të tensionuara. Trajneri i Zvicrës boshnajko-kroat vijon mw tej Vladimir Petkovic nuk ka dashur të diskutojë lidhur me këtë çështje të enjten. Kur reporterët e pyetën Petkovic se si ai do të e diskutoj këtë çështje me lojtarët e tij, ai e ka anashkaluar pyetjen.
“Ne do të ju themi atyre se kemi pasur një lojë shumë të mirë kundër Brazilit. Kjo nuk është e mjaftueshme, ne duhet të luajmë më mirë kundër Serbisë”  ka thënë ai përmes një zëdhënësi.

Trajneri i Serbisë Mladen Krstajic ka thënë “Unë nuk jam në politikë” duke folur përmes një zëdhënësi po ashtu sipas Washington Post.
“Ne kemi qëllimet tona, ne jemi këtu për sport për të përfaqësuar vendin tonë, nuk jemi të interesuar për asgjë tjetër” Shaqiri nuk e fsheh fare krenarinë për prejardhjen e tij në Kampionatin Botëror. Ai në ushtrimet e së enjtes i ka veshur atletet me flamurin e Kosovës dhe atë të Zvicrës.
Valon Behrami është rritur në Kosovë, duke u shpërngulur me familjen e tij në vitin 1990 pas rritjeve të tensioneve në Kosovë. Reagimet e disa lojtarëve të Serbisë po ashtu kanë qenë të mprehta. “Nëse ata janë kaq patriot të mëdhenj, pse nuk luajnë për vendet e veta, por për Zvicrën?” ka thënë Aleksander Mitrovic.

Loja e së premtes i takon edhe dy trajnerë të cilët po ashtu vinë nga Bosnja. “Mendoj që Z. Petkovic është nga Sarajeva, unë jam nga Zenica” ka thënë Krstajic.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400