Zyrtare: Balde nuk ftohet për finalen e Superkupës ndaj Juventusit, shpërthen lojtari

00:26 / E diell, 13 Gusht 2017

 

 

 

Keita Balde Diao edhe zyrtarisht është lënë jashtë për finalen e Superkupës së Italisë që Lazio e zhvillon të dielën me Juventusin.
Keita Balde Diao është gjtihnjë e më afër Juventusit, pas asaj që bëri Lazio. Sulmuesi 22 vjeçar nuk është ftuar për Superkupën e Italisë ndaj “Zonjës së Vjetër”..

Ai ka shpërthyer pas këtij vendimi të klubit dhe trajnerit, Simone Inzaghi, ky i fundit u arsyetua me faktin se lojtari nuk ka punuar mirë ditëve të fundit dhe se është temë kryesore e mediave italiane për shkak të së ardhmes.

“Më dhemb shumë. Mos thirrja për finalen e Superkupës me të vërtetë më dhemb”, tha Balde.

“Është ndeshja e parë zyrtare e sezonit, për të cilin jam përgatitur dhe jam gati që të luaj”.

“Vendimi i klubit, i cili me sa duket nuk kishte të bënte me kritere sportive, më vë në një pozitë psikologjike të pakëndshme dhe tani nuk di si të vlerësoj pasojat e kësaj”, shtoi lojtari që ka mbetur i zhgënjyer.

Ai ka kontratë me Lazion deri në vitin 2018 kështu që ne teori, Balde mund të arrijë marrëveshje me ndonjë klub në janar dhe të largohet me parametra zero në qershor të 2018.

Në të kundërtën, Lazio kërkon 20 milionë euro, derisa deri më tani Juventusi ka ofruar vetëm 15 milionë.

Finalja e Superkupës së Italisë zhvillohet të dielën nga ora 20:45 në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400