Zyrtare: Barcelona e huazon Arda Turanin te kjo skuadër

12:47 / E shtunë, 13 Janar 2018

Arda Turan edhe zyrtarisht është larguar nga Barcelona. Skuadra katalonase ka njoftuar para disa minutash se ka arritur marrëveshje me skuadrën turke, Istanbul Basaksehir që të huazoi Ardan për dy vite e gjysmë.

Kështu ylli turk e lë Barcës pas dy sezoneve e gjysmë ku ka fituar plot 6 trofe, apo të gjitha trofetë e mundshme me këtë skuadër.

Turan llogaritet si një nga blerjet e dështuara të Barcelonës pasi që erdhi me shumë buje te kjo skuadër, por asnjëherë nuk arriti të tregoi cilësitë e tij që i kishte te Atletico.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400