Zyrtare: Goli i Shaqirit shpallet më i bukuri i vitit (VIDEO)

00:41 / E premte, 19 Maj 2017
Goli i Xherdan Shaqirit ndaj Hull Cityt është zgjedhur më i bukuri i vitit nga Stoke City.
Futbollisti kosovar është shprehur shumë i lumtur që e ka fituar këtë çmim.

“Ky gol ishte shumë i bukur, por ka pasur edhe tjerë të bukur. Jam shumë krenar për këtë çmim”, deklaroi Shaqiri, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është gjithmonë mirë si një futbollist profesionist të arrish diçka. Ishin disa gola të bukur por mendoj se ai i duhuri fitoi”, shtoi ai.

Më poshtë mund t’i shikoni golat e sezonit nga Stoke, ku i pari është zgjedhur ai i Shaqirit.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400