ZYRTARE: Hebei Fortune – James, lajm i madh nga Kina (Foto)

15:09 / E mërkure, 11 Janar 2017
Hebei Fortune ka publikuar një komunikatë për media në lidhje me transferimin e mesfushorit të Real Madridit, James Rodriguez.
Hebei Fortune ka mohuar spekulimet rreth interesimit për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, James Rodriguez.

Reprezentuesi kolumbian raportohej se mori ofertë me vlerë prej mbi 100 milionë euro nga klubi kinez.

Por, Hebei Fortune ka mohuar lajmin.

“Ata kanë spekuluar se e duam Messin, tani Jamesin, kush është objektivi i ardhshëm? Cristiano Ronaldo?”, shkruan në njoftimin e Hebei Fortune.

“Është e pamundur për ne të përgjigjemi në kaq shumë lajme të rreme. Ju lutemi të mos na shfrytëzoni për të krijuar lajme”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400