Zyrtare: Mancini trajner i Italisë

22:37 / E hëne, 14 Maj 2018

Pas më tepër se 7 muajsh pritje, më në fund kombëtarja italiane ka trajnerin e saj të ri.

Roberto Mancini ka firmosur marrëveshjen me Federatën Italiane, për të drejtuar kombëtaren Azzurre për dy vitet e ardhshme, ndërsa ka edhe një klauzolë për zgjatjen për dy vite të tjera, në rast edicioni të suksesshëm.

Tekniku nga Jesi erdhi vetëm sot në Romë, pasi përfundoi detyrën në Rusi me Zenitin, ndërsa menjëherë gjeti akordin me drejtuesit e Federatës.

Prezantimi zyrtari i Mancinit pritet të bëhet nesër, ndërsa debutimi do të jetë ndaj Arabisë Saudite më 28 Maj, në St. Gallen të Zvicrës.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400