Zyrtare: Parma përforcohet në mbrojtje

13:50 / E enjte, 12 Korrik 2018

Parma e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin nga Rangers, Bruno Alves, i cili erdhi si transferim i lirë.

Portugezi iu bashkua klubit skocez nga Cagliari vitin e kaluar por ka dështuar që të impresionojë drejtuesit e Rangers, transmeton Gazeta Express.

Parma është futur përsëri në Serie A dhe ka filluar menjëherë për t’u përforcuar me lojtarë të ri.

“Parma Calcio 1913 konfirmon nënshkrimin e lojtarit, Bruno Eduardo Regufe Alves, i cili ka nënshkruar kontratë njëvjeçare e cila skadon më 30 korrik, 2019”, shkruan klubi italian në faqen e saj zyrtare.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400