Zyrtare: Rahoveci përforcohet me një amerikan

16:22 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Klubi i Basketbolli Rahoveci ka prezantuar përforcimin e ri, basketbollistin amerikan, Rashan Bellinger. Amerikani nga Phliadelifa ka arritur në Kosovë ndërsa ka nënshkruar me klubin marrëveshje deri në fund të këtij sezoni.

Bellinger  i lindur me 15 shtator të vitit 1987, gjatë karrierës së tij  ka qenë pjesë e skuadrës së kolegjit Burlingon Country College, ku ka pasur një mesatare pre 23 pikëve për ndeshje. Pas kësaj skuadre  Bellinger ka vazhduar lojën aktive në basketboll  në dy skuadra të Premier League basketboll, ndërsa aty mesataren e pikëve e ka pasur 15.86 për ndeshjen.

Në skuadrën e fundit La sale Olypmic në Bolivi Bellinger po ashtu ka shkëlqyer me performancën e tij duke arritur një mesatare prej 24 pikëve për ndeshje. Ai ka marrë pjesë edhe në një ndër turnet më të mëdha të basketbollit në Amerikë, ku pjesë ishin edhe shumë lojtarë aktiv sot në NBA siç është James Harden i Houston Rockets, kandidtat per Mvp sivjet n NBA. Bellinger sot do të përfshihet menjëherë  në stërvitjet e skuadrës dhe do te jetë i gatshëm për  ndeshjen ndaj Kerasan Prishtinës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400