Zyrtare: Real Madrid arrin marrëveshje me Eden Hazardin

00:55 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Real Madrid mësohet të ketë arritur një marrëveshje me yllin e Chelsea, Eden Hazard, i cili do të transferohet te “Los Blancos” verën e ardhshme.

Sipas radios franceze “RMC”, palët kanë arritur marrëveshjen në këto orë. I njëjti stacion ka bërë të ditur para disa ditësh se emisarët e klubit madrilen dhe stafi i lojtarit janë takuar disa herë.

Belgu ka një kontratë deri në 2020-ën me Chelsea dhe ka refuzuar disa oferta për rinovim. Hazard nuk e ka fshehur kurrë adhurimin e tij për Zinedine Zidane dhe se ëndërron të veshë një ditë fanellën “blanca”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400