Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e djalit të ish-anëtarit të Barcelonës (Foto)

15:52 / E martë, 07 Gusht 2018

Real Madridi e ka kompletuar transferimin e Andri Lucas Gudjohnsen, djalin e ish-anëtarit të Barcelonvs dhe Boltonit, Eidur Gudjohnsen.

16-vjeçari, sulmues, i është bashkuar Real Madridi nga skuadra tjetër e La Ligas, Espanyol.

Pritet që Gudjohnsen do të inkuadrohet fillimisht me grupmoshat U-19 , ku trajner është Daniel Poyatos.

Real Madridi ende nuk e ka konfirmimin e transferimit, por i riu në fjalë postoi një foto t tij duke nënshkruar kontratë në Bernabeu.

Foto është duke qarkulluar në rrjetet sociale, teksa sulmuesi i ri shprehet i lumtur me transferimin në Real Madrid.

”Shumë i emocionuar dhe krenar që t’ju njoftoj se kam nënshkruar me Real Madridin”.

”Vazhdojmë përpara”, shkroi ai në Instagram.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400