Zyrtare: Talenti kosovar rikthehet te gjiganti austriak (Video/Foto)

15:48 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Mërgim Berisha është rikthyer te skuadra e Red Bull Salzburg. Ai përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka konfirmuar rikthimin.

“Vërtet jam shumë i lumtur që kam filluar të stërvitjen me ekipin e parë sot”, ka thënë Berisha.

18-vjeçari kosovar kaloi dy sezone te skuadra e Lieferingut, por me paraqitjet e tija fantastike këtë sezon, ka bindur drejtuesit e Slazburug, të cilët e rikthyen atë te ekipi i parë.

Berisha shënoi 17 gola në 30 paraqitje te skuadra Liefering, ndërsa te Red Bull Salzburgu do të bëhet së bashku me yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400